Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, në FRONTAL të T7 ka folur për audio-incizimet në të cilat është përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, ku dëgjohet teksa flet me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simic.
Limaj ka thënë se duhet Prokuroria e shteti të veprojë për ta pyetur Kusari-Lilën se çfarë ka biseduar me një person që është në listë të zezë të SHBA-së.
Kreu i NISMA-s thotë se derisa një gjë e tillë nuk sqarohet ekziston rreziku që shteti i Kosovës të jetë nën kërcënimin e shantazhit nga BIA serbe.
“ A ka vërtet a s’ka Radojiccii incizime që po se dalin ato në publik tha që të thehet koka ty. Duhet të marrim që shteti të mos shatazhohet nga BIA. Askush në Kosovë s’e di cfarë është folur. Përveç që kemi dëgjuar që është folur me atë person. E dëgjuam që tha edhe nëse dalin këto në publik të thehet qafa ty. Së pari duhet të marrë përgjegjësi ajo zoja që e ka bërë”, ka thënë Limaj.
I pyetur për deklarimin mbështetës të Kurtit për Kusari-Lilën, Limaj ka thënë se nëse e mbështet atëherë Kurti ka qenë i informuar për ato biseda të saj.