Fillimi i një pune në Gjermani do të bëhet më i lehtë për shtetasit e Ballkanit Perëndimor. Një projektligj i ri që synon t’i japë fund mungesës së fuqisë punëtore në ekonominë më të madhe të Europës, parashikon ndër të tjera dyfshimin e kontigjentit nga Ballkanin Perëndimor, nga 25 mijë dhe 50 mijë punëtorë që do të lejohen të vijnë çdo vit. Reforma lehtëson pengesat kryesore për emigrantët nga jashtë vendeve të BE-së.
Ministri i Punës, Hubertus Heil, tha në një konferencë për shtyp në Berlin se kontingjenti nga Ballkani Perëndimor do të dyfishohet nga 25.000 që është aktualisht në 50 mijë vetë në vit.
“Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është një nga detyrat më të mëdha ekonomike të Gjermanisë për dekadat e ardhshme”, tha ministri i Punës, Hubertus Hei.
Në këtë projektligj, parashikohen tri rrugë përmes të cilave shtetasit e huaj mund të punojnë në Gjermani.
E para kërkon një diplomë profesionale ose universitare të pranuar në Gjermani, si dhe një kontratë pune.
E dyta, të paktën dy vjet përvojë pune në një sektor përkatës dhe një diplomë ose formim profesional.
E treta, që është edhe risia kryesore, ka të bëjë me atë që është cilësuar si “karta e mundësisë” . Ajo u jep shansin e individëve që nuk kanë përvojë pune, por kanë potencial për të gjetur punë. Bazohet në një sistem pikash që merr parasysh kualifikimet, aftësitë gjuhësore, përvojën profesionale, lidhjen me Gjermaninë dhe moshën.
“Me këtë nismë, ne po hedhim themelet për një fillim të ri në politikën e migracionit. Kushdo që mund të kontribuojë në suksesin ekonomik të vendit si punëtor i kualifikuar është i mirëpritur”, deklaroi Ministri i Financave Christian Lindner.
Sipas ministrisë, numri i vendeve të lira të punës në vitin 2022 arriti në një nivel rekord prej afër 2 milionësh. Një raport i publikuar më herët pretendon se deri në vitin 2025, Gjermania do të ketë mungesë të më shumë se 7 milionë të fuqisë punëtore./IndeksOnline