Kryesindikalisti Ali Sefaj ka deklaruar se Ligji i Pagave është ligj i pabarazisë. Sipas tij, është ligj që nuk merr për bazë minimumin jetik.
Gjithashtu, ai thotë se i njëjti ligj nuk ka rrjedhë logjike, raporton Paparaci.
“Ligji i Pagave është ligj që nuk i përmbush kërkesat e kohës dhe është ligj që e rrit pabarazinë”, tha ai në teve1.
Ai theksoi se pjesa te zyrtarët e financave dhe të prokurimit në Presidencë dhe në Kryeministri më mirë paguhen zyrtarët që mund të menaxhojnë shuma të vogla apo të udhëheqë procedurat e prokurimit.
“Karshi zyrtarëve të institucionit nga vij unë që mund të kenë buxhet 300 milionë. Thjeshtë paga duhet të jetë mbi rëndësinë e punëve angazhimit, e jo mbi rëndësinë e institucionit”, shtoi Sefaj