Liberalizimi i vizave, Rafuna: 67 për qind e bizneseve janë shumë të shqetësuar për largimin e punëtorëve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka treguar se 67 për qind e bizneseve janë shprehur të shqetësuara me largimin e punëtorëve pas liberalizimit të vizave.

Ai ka bërë me dije se kjo e dhënë është nxjerr nga një analizë që është bërë me 500 biznese, ku janë analizuar sfidat dhe barrierat që kanë pasur në vitin 2023.

67 për qind e bizneseve janë shumë të shqetësuar nga largimi i punëtoreve pas 1 janarit me liberalizimin e vizave. 27 për qind kanë deklaruar se është e shqetësuese, 4 për qind kanë deklaruar si pak e shqetësuese dhe 2 për qind kanë deklaruar se nuk është aspak e shqetësuese”, ka thënë Rafuna, në një konferencë për media.

Ai ka folur edhe për pritje që OEK ka për vitin 24.

Rafuna ka bërë me dije se gjatë këtij viti nuk pritet të ketë rritje të inflacionit.

Pritjet tona janë që në vitin 2024 nuk do të këtë rritje të inflacionit dhe normave të interesit. Do të këtë ulje të inflacionit. Ky është një lajm i mirë edhe për bizneset që në vitin 2024 do të këtë rënie të normave të interesit. Kemi bërë një analizë me 500 biznes të sektorëve të ndryshme dhe kemi nxjerrë se cilat kanë qenë sfidat dhe barrierat më vitin 2023. Del që gjatë vitit ka pasur një mungesë të kërkesës, këtu hyn edhe ndërtimtaria te shitja e banesave, 53 për qind kanë deklaruar që ka mungesë të porosive. 70 për qind kanë deklaruar që kanë mungesa të personelit të kualifikuar. Problemi me mungesë të energjisë elektrike kanë deklaruar se kane 28 për qind”, deklaroi ai.