Liberalizimi i tregut të energjisë, Hoti: Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar entuziazmin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur.

Ai është habitur edhe me heshtjen e Qeverisë ndaj kësaj situate.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kësaj situate po vije era jo e mirë.

“Çfarë entuziazmi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur, ku çmimi është disa herë më i shtrenjtë se çmimi që paguajnë tani?! Çfarë apatie e Qeverisë për këtë situatë të krijuar?! Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon”, ka shkruar ai.