Një person ka vdekur nga aksidenti që ka ndodhur sot magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Leshan.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shkodran Nikçi, zëdhënës për media në Prokurorinë Themelore të Pejës.
Ai ka theksuar se njëri prej dy të lënduarve nga aksidenti që ishin të përfshirë, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.
Ndër tjera, Nikçi theksoi se prokurori i shtetit për të dyshuarin në fjalë ka dhënë urdhër për ndalim 48 orësh.
Në këtë aksident të përfshirë, ishin dy vetura, njëra prej tyre ishte e Misionit të NATO-së, KFOR.