Janë të shpeshta rastet kur punëtorët fizik dërgohen në spital për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve që marrin në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Gjinovc të komunës së Suharekës.
Sinjali mëson se një 57-vjeçar është dërguar në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, pasi ishte lënduar teksa po punonte me vinç. Sipas tij një kapak metali i kishte rënë në krah, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës bëjnë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ai është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin janë njoftuar edhe organet e rendit, me ç’rast njësitet policore kanë intervistuar 57-vjeçarin.
Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Lëndim aksidental’.