Një minator është lënduar rëndë derisa ishte duke punuar në minierën e Leposaviqit.
Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Siç mësohet, viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor nga vëllai i tij.
“Dëshmitari mashkull kosovar, më 12.04.2024 ka raportuar se, viktima-vëllai i tij derisa sa ishte duke punuar në minierë, është lënduar aksidentalisht. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë-Veri. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë intervistuar viktimën dhe sipas tij lëndimi është aksidental”, thuhet në raportin përkatës.