Lëndohet i mituri në Gjakovë, po punonte në një biznes familjar

Një i mitur është lënduar derisa ishte duke punuar në një biznes familjar në Gjakovë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, tha se rasti ka ndodhur dje në rrugën “Urim Bytyqi”.

Sipas tij, viktima ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal.

“Atë që mund t’ju konfirmojë është se në rrugën ”Urim Bytyqi” në Gjakovë me datën 06.01.2024 rreth orës 14:15 viktima mashkull i moshës së mitur, ka pësuar lendime trupore në një biznes familjar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë.”, ka thënë Elezaj.

Elezaj bën të ditur se me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë ne vendin e punës”.