Sot gjatë ditës janë lënduar 12 minatorë të Minierës së Stan Tërgut, si pasojë e rrjedhjes së acidit sulfurik.
Deri sa ata po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Ata janë shprehur të shqetësuar për lëndimet që kanë ndodhur duke kërkuar përmirësim të kushteve dhe siguri në punë.
“Ne si përfaqësues të minatorëve ndajm dhimbjen me ju me shpresën për përmirësim të kushteve në punë dhe siguri më të lartë, për këtë qështje kemi shprehur shqetësim edhe më parë”, shkruhet në postimin e Sindikatës në Facebook.
Ata kanë uruar shërim të shpejtë për pacientët e hospitalizuar