Ish ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka folur rreth çështjes së dënimit me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e 53 milionëshit.
Ai ka thënë se vendimi për ekzekutimin e këtyre mjeteve ka qenë i pashmangshëm duke u shprehur krenarë që e ka bërë atë. Ai ka thënë se ai ishte vendim edhe i Qeverisë së Kosovës.
“Unë nuk jam i akuzuar për korrupsion, as për mito. Nuk kanë lënë xhirollogari pa më hetuar, dhe do të thotë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Së pari unë dhe Qeveria e Kosovës nuk kemi marrë para, aty janë bërë transaksione prej Ministrisë së Financave dhe tashmë njerëzit mendojnë se unë i kam bërë ato të gjitha”, tha ai.
Tutje, ai ka thënë se ndaj tij është bërë gjykim publik.