LDK: Qytetarët paguan 33 për qind më shumë tatim në vitin 2023 sesa viteve tjera

Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës, për keq menaxhimin e parasë publike.

Deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti, ka thënë të hënën në një tryezë me temën: “Abuzimi me paranë publike nga Qeveria e Kosovës”, se të gjitha të dhënat janë duke u bazuar në vlerësimin e fakteve dhe të dhënave të prezantuara nga vet ekzekutivi.

“Lidhur me tatimin në pronë që ne e kemi adresuar në vazhdimësi, në këtë sall kemi qenë në fillim të vitit të kaluar ku kemi pasur një debat të gjerë për rritjen e tatimit në pronë pa asnjë analizë paraprake edhe në kulmin e inflacionit që ka qenë 2020-2023, qytetarët dhe bizneset gjatë vitit 2023 kanë paguar 33 % me shumë tatime në pronë se sa në vitin paraprak pa asnjë nevojë”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, një element shtesë në tatim në pronë është vendosja e tatimit progresiv në pronë që është anomali e kundërshtimit politik të financave publike.

“Vendosja e këtyre shkallëve do të penalizojë jashtëzakonisht shumë bizneset dhe qytetarët që kanë prona, kryesisht në zonat urbane”, theksoi ai.

Po ashtu, Hoti ka folur edhe për shpenzimet për mallra dhe shërbime, duke thënë se këto janë probleme kryesore bashkë me shpenzimet për investimet kapitale. /EO