Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka njoftuar se Këshilli i Përgjithshëm ka miratuar qëndrimin e Lumir Abdixhikut dhe të kryesisë për zgjedhjet e parakohshme “kryeministri duhet të japë dorëheqje për dështimet e tij në çdo fushë, pastaj të bëhet shpërndarja e Kuvendit dhe krejt në fund të caktohet data e zgjedhjeve”.
“Unanimisht Këshilli i Përgjithshëm po ashtu miratoi qëndrimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku dhe të Kryesisë lidhur me zgjedhjet e parakohshme në vend, ku qëndrimi i Lidhjes Demokratike mbetet i njejtë. Kryeministri duhet të japë dorëheqje për dështimet e tij në çdo fushë, pastaj të bëhet shpërndarja e Kuvendit dhe krejt në fund të caktohet data e zgjedhjeve.”
LDK poashtu ka aprovuar kuotën e ndarjes së nominimeve për listën e deputetëve nëpër degët e partisë.
Është vendosur që në listën e kandidatëve për deputetë të jenë të gjithë kryetarët e komunave të LDK’së/