Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se Grupit Parlament i LDK-së nesër do të organizojë një tryezë diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2024.
Ai ka treguar se pjesë e kësaj tryeze do të jenë odat ekonomike, sindikatat, shoqëria civile dhe ekspertë të ekonomisë.
Ish-kryeministri Hoti ka kritikuar projektbuxhetin për këtë vit, duke thënë se Qeveria Kurti ka menaxhuar katër buxhete vjetore dhe nuk ka lanë asnjë shenjë në ekonomi.
“Grupi Parlamentar i LDK-së, nesër në orën 14:00, në Kuvendin e Kosovës, organizon tryezë diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2024. Të ftuar në tryezë janë odat ekonomike, sindikatat, shoqëria civile dhe ekspertë të ekonomisë. Me buxhetin e vitit 2024, kjo qeveri ka menaxhuar katër buxhete vjetore, në vlerë prej mbi 11 miliardë euro dhe nuk lanë asnjë shenjë në ekonomi. Tryeza është e hapur për të gjitha mediat dhe qytetarët që kanë interes të përcjellin këtë diskutim”, ka shkruar Hoti.