LDK me Departament të Mbrojtjes, Anton Quni emërohet drejtues- Abdixhiku shpalos planet

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nga fillimi i vitit 2024 kanë formuar 21 departamente dhe ka shtuar se këto departamente kanë afër 1300 profesionistë të fushës.

“Nga fillimi j këtij viti, LDK-ja ka formuar plot 21 deparatamente, nga një për secilin fushëveprim të programit politik “Rruga e Re”; nga një për secilin digaster qeverisës të vizionit tonë qeverisës. Keto departamente mbajnë rrerh vetes plot 1300 profesionistë të fushës, që sot ndërtojnë programin, nesër bëjnë politikën.”

Abdixhiku ka njoftuar se dje ka mbledhur në takimin e parë Departamentin e Mbrojtjes ku kanë biseduar për gjendjen e sigurisë në vend dhe projektet në “Rrugën e Re”.

Ai ka shpalosur planet kryesore në mbrojtje:

Rritje të buxhetit në plot 2% të vlerës së ekonomisë; në proporcion me vendet anëtare të NATO-s, përkatësisht buxhet vjetor 200 deri 300 milion euro secilin vit.

Koeficient 135-150, që nënkupton rritje të pagës për ushtarët e thjeshtë nga 616 euro sa është sot në 840.

Ristrukturimi i Forcës, nëpërmjet rritjes së ushtarëve aktiv nga 4000 sa janë sot në 6000; 3000 rezervë aktive dhe 20 mijë rezervë pasive.

Ndërtimi i 4 kazermave ushtarake në Kosovë, përkatësisht në Prizren, Gjakovë, Podujevë e Suharekë.

Ndërtimi i lagjeve ushtarake, në investime kapitale plot 50 milionë euro gjithsejt; me qëllim të pfrimjt të kushteve bazike për personelin ushtarak në vend.

Abdixhiku ka bërë të ditur se bartës i këtij departamenti është caktuar Anton Quni.