Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi sot ka zhvilluar një takim me minsitren e MINT, Rozeta Hajdari me të cilën ka biseduar për investime në Zonën Ekonomike, Parku Industrial i Opterurshës.
Latifi ka njoftuar se nga ministrja Hajdari ka marrë konfirmimin se MINT do ta përkrahë me 1, 5 milionë euro këtë projekt të rëndësishëm për biznese, zhvillim ekonomik dhe punësim.
“Pra, sipas marrëveshjes së mirëkuptimit për bashkëfinancim, të nënshkruar me MINT, MINT përkrah me 1, 5 milionë €, ndërsa komuna e Rahovecit me 300 mijë €. Ky investim kap vlerën, gjithsej: 1, 8 milionë €. Investimet në këtë zonë agro-industriale janë të një rëndësie të veçantë, prandaj falënderojmë MINT dhe KIESA si dhe minstren znj. Rozeta Hajdari, për gatishmërinë dhe përkrahjen e dhënë për të plotësuar synimin tonë të kamotshëm”, ka shkruar Latifi.
Latifi ka theksuar se Komuna e Rahovecit është zonë e rëndësishme ekonomike, agrare dhe industriale, e cila sjell përfitime financiare për qytetarët tanë si dhe për buxhetin e Republikës së Kosovës.
“Prandaj, konsiderojmë se investimet në zonën ekonomike – Parkun Industrial në Opterushë, janë hap i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë në përgjithësi. Urime!”, ka thënë ai.