Analisti Blerim Latifi deklaroi në Pressing në T7 se partitë opozitare derisa qëndrojnë të ndara ia krijojnë hapësirën LVV-së që sërish ta fitojë edhe një mandat të ri, pa përpjekje të madhe.
“I kemi edhe dy parti tjera opozitare të cilat, tani veçse e kanë refuzuar çdo lloj bashkëpunimi me këtë koalicion AAK-Nisma dhe në këtë mënyrë e shoh se këto janë duke ia bë një favor të madh Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Latifi.
“Katër partitë, të gjitha bashkë. Duke e mirëmbajtjë ndarjen e tyre, duke e mbajtur popullin opozitar të shkapërderdhur në disa parti ja krijojnë një favor të ri LVV-së, që ajo me një përpjekje jo fort të madhe mundet me ripërtëri mandatin, me fitu edhe një mandat tjetër elektoral”, tha ai në Pressing, transmeton Express.
“Nëse kishin arritë me u shkri, në kuptimin e krijimit të një blloku, me gjetë një koordinim dhe nëse kishin arritë me njxerr në siperqafe njerëz me vlera, edhe si personalitete edhe si profile, mendoj që kjo ish reflektu tek publiku”, u shpreh ai.