Analisti Blerim Latifi ka reaguar ndaj protestës së çuditshme e cila u mbajt sot në Prishtinë, në përkrahje të Kryeministrit Albin Kurti.
Protestën përkrahëse të pushtetit, ku ndër të tjera kërkoheshin “kokat” e analistëve, që sipas protestuesëve duhet të sillen para gjyqit, Latifi e ka komentuar me fjalët e Albert Ajnshatajn.
“Dy gjëra janë të pafundme: Universi dhe budallaku njerëzor; dhe vetëm për Universin nuk jam i sigurt“.- ka shkruar ndër të tjera Latifi.
E plotë:
“Kjo protesta e sotme në Prishtinë, në të cilën iu dha përkrahje pushtetit dhe u kërkua që “analistët të sillen para gjyqit” më kujtoi atë thënien e cila rëndom i përshkruhet Ajnshtajnit: “Dy gjëra janë të pafundme: Universi dhe budallaku njerëzor; dhe vetëm për Universin nuk jam i sigurt”.