Largohen mjetet shpërthyese nga QKUK, policia thotë se janë materiale shkollore dhe nuk ka rrezik

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se mjetet që dyshoheshin të jenë shpërthyese gjendeshin në Institutet Paraklinike në QKUK, përkatësisht në hapësirat ku është vendosur Oda e Mjekëve e Kosovës.

ShSKUK ka informuar se lajmin për një mjet shpërthyes e kanë marrë sot gjatë orës 14:00.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Sipas ShSKUK mjetet mund të jenë të paraluftës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 16:15, ekipet e specializuara për menaxhimin e mjeteve shpërthyese kanë dal në vendngjarje nga ku edhe i kanë larguar ato.

“Të njëjtat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe nuk paraqesin rrezik pasi që janë materiale shkollore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.