Lani: Po kërkojnë me respektu Kushtetutën këta njerëz që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës

Kryeredaktori i televizionit T7, Arsim Lani, ka qenë një nga pjesëmarrësit në protestën e sotme të thirurr nga AGK-ja si shenjë revolte ndaj vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Ai tha qeveria e tanishme për 3 vjet ka tentuar t’i kontrollojë mediat, e që nuk e ka arritur, por sipas tij, tash e ka gjetur një formë tjetër, të cilën e cilësoi si shumë më të keqe për t’i mbyllur mediat, teksa shtoi se “as këtë qëllim nuk do ta mbërrij”.

“Përpjekjet janë shumë të mëdha, ku pashë shumë postime të deputetëve të pozitës, të cilët ndonjëherë janë edhe banale, por nuk do ta arrijnë qëllimin”.

“Kur po dëgjoj kur po thonë “me respektu Kushtetutën”. Kush po kërkon, këta njerëz që nuk e kanë respektu shtetin e Kosovës, s’e kanë njohur shtetin e Kosovës, këto institucione e këto simbole”, tha Lani, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se televizioni Klan Kosova ka qenë një nga televizionet që më së shumti e ka mbështetur Vetëvendosjen në fillet e saj.

“Një mbështetje të jashtëzakonshme të këtij subjekti, ndërsa sot u kthye kundër atyre që e kanë ngritur në këtë lartësi, mediave e gazetarëve. Tash, po na sulmon neve”, tha Lani, njofton Klankosova.tv.