Këshilli i Prindërve i Kosovës ka paralajmëruar se do të nisin një masë ekstreme nëse vendimi për ndërprerjen e grevës nuk merret deri më 3 tetor.
“Nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në gjithë Kosovën, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi arsimor do të kolapsojë”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Prindërve, të shpërndarë në ‘Facebook’, shkruan lajmi.net.
Ata, tutje ka thënë se kjo masë nuk përjashton edhe forma të tjera të shprehjes së pakënaqësisë, sikundër janë protestat e marshet.
“Është e lehtë të prishësh, është kollaj të bllokosh, është e padrejtë greva në arsim! HAPINI SHKOLLAT !! Kjo thirrje nuk i përjashton edhe format e tjera të shprehjes së pakënaqësisë: protesta, marshe, hyrje në shkolla”, thuhet më tej në njoftim.
Nga SBASHK-u kanë bërë të ditur se përgjatë këto ditëve në vijim do të marrin vendimin përfundimtar nëse do të vazhdojnë apo ndërpresin grevën arsimore