Këshilli i Mësueseve të shkollës “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë ka vendosur që nesër më 14 shtator, të fillojë procesin mësimor, pavarësisht grevës së SBASHK-ut për shkak të kërkesave për 100 euro shtesë dhe pjesëmarrje në dialogun social mbi ligjin për pagat.
Në një postim në Facebook thuhet se një gjë e tillë bëhet për të mirën e nxënësve.
Mësimi do të zhvillohet me këtë orar:
Klasa përgatitore – Ora:10:00
Klasa I -Ora:13:00
Klasa II, III/2 dhe III/ 4 -Ora: 12:30
Klasa III/1 dhe III/3, IV dhe V – Ora: 8:00
“Për informata më të hollësishme, do të njoftoheni nga mësueset e klasave”, përfundon njoftimi