Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Istog, ku ka humbur jetën 25-vjeçarja Leonora Maxharraj Shoshi, pasi ishte plagosur me armë zjarri.
Sipas burimeve të afërta me hetimin, rreth orës 16:00 Emergjenca e Istogut ka pranuar një grua të plagosur me armë. Dyshohet se ajo u qëllua në pjesën e barkut me armën zyrtare të bashkëshortit të saj, zyrtar policor që shërben në Njësinë Speciale Operative në Mitrovicë.
E reja iu nënshtrua menjëherë operacionit emergjent, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti të mbijetojë dhe vdekja e saj u konstatua dje rreth orës 19:00.
Rasti po hetohet nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Pejë, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë.
