Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka njoftuar se ka përfunduar operacioni në Kanionin e Mirushës.
Sipas ShKShMK-së, personit të lënduar i është dhënë ndihma e parë dhe është dorëzuar te ekipet mjekësore.
“Operacioni Mirusha ka përfunduar me sukses, personit të lënduar i është dhënë ndihma e parë duke e evakuuar dhe dorëzuar te ekipet mjekësore”, thuhet në njoftim.