Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re inxhineri kosovar

Ka vdekur në moshë të re Ali Ahmeti nga Mitrovicë, inxhineri dhe eksperti në lëminë e inxhinierisë.

Ahmeti ka qenë i njohur edhe si aktivist politik ndërsa veprimtarinë e tij e ka filluar qysh në moshë të re, shkruan Jepi zë.

Me vdekjen e tij, ngushëllime kanë shprehur shoqëria dhe bashkëpuntorët e tij.
Edhe bashkëveprimtarja e tij, drejtoresha Valdete Idrizi, përmes një postimi ka shprehur mërzinë e saj me rastin e ndarjes nga jeta té Ahmetit.
Postimi i plotë
Miq të dashur, me shumë dhimje po e ndaj me ju një lajm të kobshëm. Miku jonë, Ali Ahmeti na la sot, pas një beteje me sëmundjen e rëndë që e kishte kapluar muaj më parë.
Edhe në këtë foto, të bërë fiks para një muaji, Aliu ishte i buzëqeshur, i qetë e me plot shpresë se do ta tejkalonte këtë sfidë të rëndë. Folëm gjatë atë ditë, për jetën, familjen, për të ardhmen, pa e ditur se do të ishte biseda jonë e fundit!
Çfarë humbje e madhe për familjen, për miqtë, për qytetin e tërë vendin. Ishte njeri i mirë, profesionist i zoti, qytetar e familjar shembullor. Ishte aktivist e luftëtar në kohërat më të vështira, e edhe në ato më të mira.
Unë e kisha mik për më shumë se tri dekada. E kisha vëlla.
Ngushëllime familjes së gjerë Ahmeti e Haliti, miqve e të gjithëve. Shpirti i tij pushoftë i qetë në paqe!