Lajçak tërthorazi paralajmëron heqjen e masave ndaj Kosovës

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka paralajmëruar heqjen e masave ndaj Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur gjatë një diskutimi në Forumin 2023 për mardhëniet BE-Ballkan Perëndimor.

“Diskutim i shkëlqyeshëm për momentumin aktual pozitiv në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor në 2 2BS Forum 2023 sot. Theksova nevojën për të kapërcyer sfidat e mbetura, të cilat ndikojnë negativisht në rrugën europiane të rajonit”.

Pra, ky mesazh i diplomatit sllovak tërthorazi nënkupton largimin e masave për Kosovën, ani pse për një gjë të tillë veçse është përmendur tash e disa kohë.

/Lajmi.net/