Lajçak takohet me Escobarin në Washington, thotë se folën thellësisht për disa tema

Emisari i BE’së, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka mbërritur në Washington.

Ai ka thënë se ka zhvilluar “një takim produktiv” me emisarin e SHBA’së, Gabriel Escobar, me të cilin tha se “është zhytur në diskutime të thella”.

Se Lajçak do të shkojë në SHBA ka njoftuar dje Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim Miroslav Lajçak më vonë këtë javë për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar dje O’Brien në X.

Dy emisarët Escobar dhe Lajçak që kanë mbuluar Ballkanin Perëndimor me postet e tyre kanë qenë aktivisht të angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi duke ia dalë t’i bindin palët që t’i pranojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin e Ohrit, të cilat megjithatë po hasin në vështirësi në zbatim. DASH ka konfirmuar se Escobar pritet të marrë një pozitë të re ndërsa Lajçak është nominuar për Ambasador të BE’së në Zvicër. /GazetaExpress/