I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas vizitës që pati në Prishtinë është kthyer në Bruksel, nga ku ka paralajmëruar për një takim të kryenegociatorëve.
Ai ka shkruar në Facebook se fokusi pritet të jetë në zbatimin e marrëveshjes dhe gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për veriun, shkruan KosovaPress.
“Unë propozova një agjendë të drejtpërdrejtë për takimin e ardhshëm në Bruksel, në përputhje me pritshmëritë e përcolla nga liderët evropianë. Fokusi parësor do të jetë në arritjen e përparimit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në pjesën veriore të Kosovës”, ka shkruar ai.
Ai ka njoftuar edhe për takimet që pati në Kosovë.
“Vizitën time e përfundova me një takim me përfaqësuesit e partive opozitare kosovaro-shqiptare. Ne patëm diskutime interaktive për zhvillimet e fundit, si dhe për rrugën përpara në Dialog dhe në rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka përfunduar ai.