Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka folur pas takimit që ka pasur me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Lajçak para mediave ka thënë se janë Kosova dhe Serbia ato që duhet ta përcaktojnë marrëveshjen finale dhe se kjo nuk varet nga ndërmjetësuesit, shkruan lajmi.net.
“Kjo s’varet nga unë, që të vendos në emër tuaj. Për këtë është dialogu”, ka thënë Lajçak.
Gjithashtu, Lajçak ka pranuar se njëra ndër temat e folura në takim ishte edhe propozimi franko-gjerman, duke shtuar se takimi me Kurtin ishte konstruktiv
Po ashtu, në lidhje me çështjen e targave ka thënë se vendimi i takon Kosovës derisa ka theksuar se BE e ka për qëllim shmangien e tensioneve.
Lajçak ka komentuar edhe draftet e Asociacioneve që po qarkullojnë në media, duke thënë se ato janë vetëm disa letra që prodhohen dhe s’është kërkuar nga BE.