I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas qëndrimit në Kosovë, të mërkurën do të udhëtojë për në Serbi, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë njoftuar mediat serbe.
Takimi me Lajçak e Vuçiq do të nis rreth orës 18:00.
Ndryshe të martën, diplomati sllovak ka takuar zëvendëskryeministrin e Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, njëherësh shef i ekipit negociator të palës kosovare në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.