Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në përditësimin javor të punës së tij ka bërë të ditur se ka pasur një takim me Jens Ploetner, këshilltarin për Punët e Jashtme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të angazhimeve për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë jaë, emisari bëri të ditur se ka zhvilluar një sërë takimesh të cilat i ka cilësuar si të dobishme për të nxitur përpjekjet e dialogut dhe zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Lajçak njoftoi për udhëtimin e tij në Berlin, ku takoi Ploetner dhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.
Mes takimeve në Bruksel, Lajçak tha se takoi edhe të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin u disktuan “zhvillimet më të fundit të rajonit” dhe “gjendjen e Dialogut.”