Po vazhdon takimi i të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq e priti Lajçakun në takim në Presidencën e Serbisë, ndërsa pas bisedës nuk është planifikuar që ai të flasë për media, raportojnë mediat në Beograd.
“Kosovo Online”, mediumi serb në Kosovë i kontrolluar nga Beogradi ka publikuar fotografi nga takimi, ku shihet Vuçiq teksa ia vë Lajçakut përpara disa letra.
Diplomati sllovak njoftoi se do ta vizitonte Beogradin për ta përgatitur takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Javën e kaluar, me të njëjtin qëllim, ai vizitoi Prishtinën, ku tha se është dakorduar një datë për një takim ndërmjet kryenegociatorëve.