Lajçak: Diskutimet për dinarin vazhdojnë të hënën, Marrëveshja të adresohet nga Kurti e Vuçiqi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në platformën “X”, të martën për takimin trepalësh që kishte me kryenegociatorët për dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Emisari evropian ka thënë se për çështjen e dinarit do të vazhdojnë diskutimet të hënën.

Megjithatë, ai ka shtuar se marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Prita dy kryenegociatorët për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështje të tjera, përfshirë. ndikimi i vendimit në operacionet me para. Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët”, ka shkruar Lajçak.