Lajçak deklarohet pas takimeve për dinarin: Shumë pyetje mbeten pa përgjigje, do të nevojiten takime shtesë

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar për takimet e sotme në Bruksel për çështjen e dinarit.

Lajçak theksoi se takimi i sotëm ishte një hap i parë i rëndësishëm, por thotë se do të nevojiten takime shtesë, njofton Klankosova.tv.

“Unë mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm i dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë”, shkroi Lajçak.

Përndryshe, fillimisht Lajçaku i takoi ndaras delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, teksa më pas në një takim të përbashkët.