Labinot Rexha bën pak “filma”: “Isha në depresion, fjeta këtu dy ditë, zemra me tha duhet ta bëj” – si filloi historia e Makreshit?

Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, që nisi transmetimin javën e kaluar, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

Një prej rubrikave eksploruese në këtë emision është rubrika “Ku me shku n’mal”, në të cilën çdo ditë për shikuesit sjellin nga një reportazh nga fshatrat e ndryshëm të Kosovës.

Ekipi i ATV-së bëri një vizitë në fshatin Makresh të komunës së Artanës.

Ndonëse shumë fshatra të Kosovës po braktisen nga vetë banorët e tyre, në fshatin Makresh që ndodhet në mes të Prishtinës dhe Gjilanit, banorët kanë një arsye për të qëndruar.

Numri i madh i vilave dhe i pushimoreve që janë ndërtuar këtu viteve të fundit, kanë bërë që ata ta kalojnë shumë mirë në vendin e tyre, dhe po ashtu të tërheqin vizitorë edhe nga vende të ndryshme të Kosovës.

Me 130 vila të ndërtuara shumë pran njëra tjetrës, në hyrje të fshatit shihet lagjia ‘Alegro’ si pikë e rëndësishme turistike e Makreshit.

Këngëtari Labinot Rexha, i cili është një nga pronarët e vilave në Makresh, në një bisedë për televizionin, tha se ideja për ndërtimin e tyre ka qenë spontane dhe ka ardhur në kohën e pandemisë, pasi kishte kaluar dy net aty dhe e kishte kuptuar se ndihej më mirë me shëndet.

“Ishte ideja spontane, të cilët artistët e shumtë, sportistët e posaqerisht artistët, shoqëria e ime kanë blerë këtu dhe unë rastësisht kam ardhur, ishte koha e pandemisë e çka me bo, edhe ia kam nisë nja 2-3 vila, kam blerë tokë gati 9 hektarë edhe nuk i kam treguar fare familjes. Kam bujt nja 2 ditë këtu, e kam që kisha pak depresion në vetvete edhe pas nja 2 dite që bujta këtu, më tha zemra ime edhe e pashë që me shëndet jam shumë mirë dhe ka ndryshuar jeta e ime për këto 2-3 ditë”, thotë Rexha.