Ministrja e Punës e Spanjës, Yolanda Diaz, ka propozuar një skemë për të trajtuar pabarazinë sociale duke i dhënë çdo të riu në vend 20,000 euro për t’u shpenzuar për studime, trajnime ose hapjen e një biznesi pasi të mbushë moshën 18 vjeç.
Sipas platformës së Diazit, e cila shpalli politikën e saj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të Spanjës më 23 korrik, nisma do të kushtonte 10 miliardë euro, të cilat do të mblidheshin duke taksuar të pasurit.
Ajo tha se qëllimi ishte të garantohej “barazia e mundësive” pavarësisht nga prejardhja familjare ose të ardhurat e njerëzve. Pagesat, të cilat do të fillonin në moshën 18 vjeç dhe do të vazhdonin deri në moshën 23 vjeç, do të shoqërohen me mbështetje administrative për të ndihmuar njerëzit të studiojnë, trajnohen ose të krijojnë biznesin e tyre, raportoi Guardian.
“Ka të bëjë me mundësinë që të rinjve t’u jepet një e ardhme dhe mundësi të studiojnë ose fillojnë një biznes pa qenë të varur nga mbiemri apo familja nga vijnë”, ka thënë Diaz.
Kjo skemë do të ishte e qasshme për të gjithë pavarësisht rrethanave ekonomike.