Faqja kompetente e motit, Prishtina Weatherjep motin për ditët në vijim:
Reshje shiu në fundjavë dhe rënie të ndjeshme të temperaturës ditën e diel. Javën e ardhshme më ftohtë e periudha me shi të martën dhe mërkurën.
16.09.2022 – Cikloni që po formohet mbi Italinë veriore, sot vetëm se solli kushtet për të reshura edhe mbi vendin tonë. Reshje shiu parashihen edhe në fundjavë, të shtunën edhe me bubullima vende-vende. Ditën e diel do të mbajë mot më i ftohtë, derisa vransirat fillojnë të shpërndahen.
Një përmirësim i shkurtër i motit pritet ditën e hënë, me rritje të lehtë të temperaturës gjatë ditës, por se në mëngjes do mbajë mot mjaft i ftohtë. Nga dita e martë dhe mërkurë sërish priten kushte për të reshura shiu dhe rënie e temperaturës. Në raste të të reshurave, edhe nuk përjashtohen mundësi të paraqiten fjolla bore në vise të larta malore gjatë kësaj periudhe, sidomos orëve të hershme të mëngjesit, kur temperaturat janë më të ulëta.
Shkaku i të reshurave por edhe qarkullimit të mirë ajror, ndotësit ajror do të kenë koncentrime më të ulëta, ndërsa indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira në shumicën e stacioneve.
17.09 – Kryesisht me vransira. Që nga paradita mndësi për reshje shiu të shoqëruara edhe me bubullima aty këtu.
18.09 – Më ftohtë, në mëngjes vransira dhe reshje lokale shiu. Ditën vransirat shpërndahen.
19.09 – Kryesisht me diell.
20.09 – Intervale me diell paradite, e gjatë ditës pritet shtim i vransirave, derisa më vonë në mbrëmje edhe mundësi për reshje shiu.
21.09 – Më ftohtë. Vransira dhe shi në mëngjes, e pasdites intervale me diell.
Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme në dy vlerat ekstreme. Minimalet zbresin edhe deri në 5C ditën e hënë, e maksimalet të dielen zbresin edhe në 16C, për të shënuar një rritje të lehtë deri në 20C të hënë, por sërish me një rënie ditën e martë.
Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga verilindja 7-14m/s.
Shtypja atmosferike pasi pëson rënie të theksuar ditën e shtunë, më pas gradualisht në rritje.