Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas njoftimit, vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Të premten do të ketë më pak riga, derisa dita e shtunë parashihet të ketë ë shumë reshje, duke e përfshirë tërë territorin e vendit. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.