Ky është mega-marketi që uli çmimin e bukës, e bëri veç 20 centë

Në një kohë kur shqetësimi për rritjen e çmimeve të produkteve bazë është në rritje, Viva Fresh Store del në ndihmë të komunitetit duke zbritur çmimin e bukës në vetëm 20 cent.

Me këtë vendim, Viva Fresh Store dëshiron të japë një kontribut konkret në lehtësimin e barrës financiare për familjet në Kosovë.

Viva Fresh inkurajon të gjithë qytetarët të përfitojnë nga kjo ulje e çmimit dhe të zgjedhin Viva Fresh Store për nevojat e tyre të përditshme. Me një gamë të gjerë të pikave të tyre në të gjithë Kosovën, ata sigurojnë që çdo familje mund të përfitojë nga kjo ofertë.

Kjo nismë e Viva Fresh Store shihet si një hap pozitiv në kohërat e vështira ekonomike, duke demonstruar përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve dhe përgjegjësinë sociale të biznesit.