Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku, do të ndeshet sërish sot.
Këtë herë, kundërshtar i tij do të jetë meksikani Miguel Parra, transmeton lajmi.net.
Për ata që nuk kanë mundësi ta shohin nga afër meçin, i cili zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të kenë edhe alternativa të tjera për ta bërë këtë gjë.
Ndeshja do të jepet drejtpërdrejt nga Tëvë1 e cila do të fillojë transmetimin që prej orës 18:00.
Këtë e bën të ditur vetë televizioni përmes një njoftimi të lëshuar për shikuesit e tij.