Ky është serbi i arrestuar për krime lufte kundër popullatës civile në Vushtrri

Foto ilustruese

Në vazhdën e hetimit të krimeve të luftës, Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë ndaluar dje një 59-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që u arrestua në Jarinje është Slavisa Nedeljkovicz.

I njëjti dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.

Personi i dyshuar është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, lidhur me veprën për të cilën ngarkohet.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë.