Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Skenderaj, ku një punëtor ka marrë lëndimë të rënda trupore dhe i njëjti sonte në mbrëmje ka ndërruar jetë.
Gazeta Online Veriu.info mëson se i vdekuri është Ramadan Ramadani i moshës 60 vjeçare.
Viktima ishte punëtor i kompanisë ndërtimore “AURA”.
Ai kishte rënë nga një lartësi derisa punonte dhe fillimisht është dërguar në Spitalin e Mitrovicës e më pas në QKUK, ku ka ndërruar jetë./VERIU.INFO/