Mot më stabil gjatë javës në vijim, me më shumë diell. Temperaturat e ajrit fillimisht përreth vlerave mesatare, e më pas gradualisht në rritje.
Nga dita e premte dhe në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, paraqiten kushte për të reshura shiu.
Indeksi i cilësisë së ajrit vazhdon të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira. Ditën e mërkurë parashihet rritje e koncentrimeve të grimcave të materies, si dhe orëve të pasdites të ozonit sipërfaqësor, që çon indeksin edhe në vlera mesatare, apo edhe të dobëta në disa stacione.
5.09 – Vransira e intervale me diell. Paradite aty këtu mundësi për riga lokale shiu.
6.09 – Kryesisht me diell.
7.09 – Kryesisht me diell e më ngrohtë. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullimë.
8.09 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell. Orëve të pasdites me vransira kalimtare.
9.09 – Shumë ngrohtë e pjesërisht vranët. Pasdite me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullimë.
Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 12C deri 15C, e maksimalet nga 24C e 25C, ditën e hënë, shënojnë rritje deri në 28C e 29C ditën e enjte.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-9m/s, e nga dita e enjte prej jugu dhe jugperëndimi 4-9m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies graduale përreth vlerave normale.