Fitore Zenelaj, infermierja nga Prizreni humbi luftën kundër kancerit të gjirit. Ajo ndërroi jetë të hënën, pasi kishte nisur trajtimin në Francë.
Zenelaj kishte kohë që kishte njoftuar në rrjetet e saj sociale se pas kontrollit të fundit asaj i ishin shfaqur edhe metastaza ne 6 vende të trupit por që nuk e kishte në plan të dorëzohej.
Derisa në postimin e saj të fundit në facebook, gjatë vizitës në Turqi ajo kishte shkruar: “I dashur kancer, e jotja është të më shpallësh luftë, e imja të fitoj”
Zenelaj kishte thënë se jeta nuk ishte e lehtë për asnjë, por që duhet të kemi këmbëngulje dhe besim në vete.
Ky është postimi i saj i fundit në llogarinë në facebook pa ndërhyrje: