Nuk janë të rralla rastet kur qytetarë të shumtë prezantohen rrejshëm si zyrtarë, me qëllimin për të qëruar hesape, për të përfituar apo për të dalë nga telashet në të cilat futen e motive të tjera. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur të hënën në veri të vendit.
I dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë ishte prezantuar rrejshëm kur është ndalur për kontroll nga Policia në Zveçan.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u prezantua gjoja si doganier i Kosovës dhe refuzoi t’ua jap dokumentet policëve është Dragoljub Markovic (46).
Për pasojë, 46-vjeçar i dyshuar, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.