Sinjali raportoi të enjten për një rast të rëndë që ka ndodhur në Rahovec, ku një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur u gjet në një shtëpi, ku një person dyshohet se kishte tentuar ta keqtrajtojë seksualisht. Pasi rasti u zbulua, Policia e identifikoi të dyshuarin, i cili tashmë është arrestuar.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për këtë rast është Shaban Krasniqi, 29-vjeçar, ndaj të cilit është nxjerrë aktvendim për ndalim policor.
Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetimet dhe sipas informacioneve që ka Sinjali, viktimë është një 17-vjecare, e cila pasi u gjet ka rrëfyer për atë që ka ndodhur në shtëpinë e 29-vjeçarit.
Krasniqi po dyshohet se gjatë periudhës që ka qëndruar me vajzën, ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
I njëjti fillimisht është shpallur në kërkim nga Policia, por që njësitet policore akoma s’kanë arritur ta lokalizojnë menjëherë vendndodhjen e tij.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim dhe gjatë procesit pritet të konfirmohen ose jo pretendimet e të miturës.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.