Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se shitja e mjeteve piroteknike është e paligjshme.
MPB thotë se një nga mënyrat për të parandaluar përdorimin e tyre, dhe rrjedhimisht dëmtimet e mundshme, është denoncimi i shitësve. Edhe përdorimi është i paligjshëm.
Sipas njoftimit të MPB-së gjobat variojnë nga 200 deri në 500 euro për përdorim dhe 3 deri në 10 vjet burg për prodhimin dhe tregtimin e mjeteve piroteknike.
Njoftimi i plotë:
Shitja e mjeteve piroteknike është e paligjshme. Një nga mënyrat për të parandaluar përdorimin e tyre, dhe rrjedhimisht dëmtimet e mundshme, është denoncimi i shitësve.
Edhe përdorimi është i paligjshëm.
Gjobat variojnë nga 200 deri në 500 euro për përdorim dhe 3 deri në 10 vjet burg për prodhimin dhe tregtimin e mjeteve piroteknike.
#FestoMeZemër
Mbështetur nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Suedia, Holanda, Norvegjia dhe Bashkimi Evropian.