Një çift bashkëshortor ka ndërruar jetë në Bjeshkët e Junikut, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.
Bëhet fjalë për pronarin e kompanisë së ujësjellësit ‘’Juniku’’, Mic Tofaj. dhe bashkëshorten e tij.
Rasti është konfirmuar nga ana e Shkodran Nikçit – zëdhënës në Prokurorinë Themelore në Pejë.
“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut, Prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes, njësitet relevante policore do bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre”, tha Nikçi.
Po ashtu është bërë e ditur se dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në IML