Buxheti i komunës së Prizrenit për vitin 2023, kap shifrën 57.491.944 euro.
Ky buxhet u aprovua sot me 25 vota pro, në mbledhjen e jashtëzakonshme të punës.
Për këtë, në fjalën e tij, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, falënderoi kuvendarët për votimin e buxhetit dhe listën e pronave komunale.
Ai po ashtu u ofroi bashkëpunim të plotë këtyre të fundit, me kabinetin e tij qeverisës.
”Është punuar me përkushtim të madh që buxheti t’i dërgohet me kohë Kuvendit Komunal dhe anëtarëve të tij. Janë respektuar të gjitha procedurat ligjore, ashtu siç kërkohen me ligje dhe udhëzime administrative”, thuhet në njoftim.
Për përgatitjen e buxhetit bëhet e ditur, se janë mbajtur nëntë dëgjime buxhetore, një dëgjim buxhetor është mbajtur edhe nga Komiteti për Politikë dhe Financa./Front Online