Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një kafene në fshatin Runik të Skenderajt, ku si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person dhe kanë mbetur të plagosur tre të tjerë.
Sinjali mëson se viktima është Nexhmedin Loshi, 39-vjeçar, ndërsa tre të plagosurit janë të moshave 35, 32 dhe 41-vjeç.
Ndryshe kjo është vrasja e tretë brenda një jave në vendin tonë.
Të premten e 4 gushtit, në kafenenë ‘Bon Vivant’ në Prishtinë, ka mbetur i vrarë, Kastriot Ramadani, ndërsa janë plagosur dhe janë lënduar 20 persona tjerë.
Po ashtu të hënën në lokalin ‘Coyote Lounge Bar’ në Klinë, i dyshuari Tush Frroku, për motive ende të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të 47-vjeçarit, Anton Prela, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën.